Lajme

Haxhiu nis seancën gati me një orë vonesë, VV e LDK në sallë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, me gati një orë vonesë ka nisur vazhdimin e seancës konstituive.

Ajo kërkoi nga administrata që t’i bien ziles për të ftuar deputetët që të hyjnë në sallë.

“Është radha e PDK’së. Po i presim derisa ata të vijnë në sallë”.

Megjithatë, kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, tha se nuk do të marrin pjesë në punimet e kësaj seance dhe se do të dërgojnë rastin në Gjykatë Kushtetuese.

Të Ngjashme