Horoskopi

Horoskopi 29 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi

Falë mbështetjes që do t’ju japë Urani, jeta juaj në çift do të jetë shumë e qetë dhe aspak problematike. Do të merreni vesh më së miri me atë që keni në krah dhe herë pas here do të bëni lëshime. Beqarët nuk duhet të hedhin hapa të nxituar, sepse rrezikojnë të përballen me probleme. Në planin financiar do të jetë një ditë e favorshme. Do t’i analizoni mirë gjërat para se të veproni.

Demi

Sot do të gjeni mënyrën e duhur për t’i bërë të ditur partnerit sa shumë e dashuroni. Ai do të ndihet aq mirë pranë jush, sa ka mundësi t’ju bëjë edhe propozime të jashtëzakonshme. Beqarët do të përjetojnë dashuri me shikim të parë dhe gjithçka do t’u ndryshojë. Sektori i financave do të jetë delikat. Mundohuni të ulni sa më shumë shpenzimet, që situata të mos përkeqësohet edhe më tepër.

Binjakët

Do të jeni shumë romantikë gjatë gjithë kësaj dite dhe do ta bëni partnerin të ndihet si mbi re. Emocionet do të jenë të papërshkrueshme. Beqarët, dalëngadalë, do t’i afrohen personit që pëlqejnë, ndërkohë që edhe ai ka filluar t’i simpatizojë. Priten vetëm të mira sot. Në planin financiar do të keni më shumë fat dhe gjendja do të vijë duke u përmirësuar. Do të ndiheni edhe më të qetë.

Gaforrja

Jeta juaj në çift do të jetë e mbrojtur gjatë gjithë kohës. Nuk do të largoheni për asnjë çast nga ai që keni në krah dhe do të ruani një marrëdhënie mjaft të ngrohtë. Beqarët do të jenë të pavëmendshëm dhe ka mundësi të humbasin disa mundësi të mira që do t’u jepen. Financat nuk do të jenë në gjendjen më të mirë që të kryeni investime, prandaj bëni kujdes.

Luani

Do të ndiheni më të sigurt sot pranë atij që dashuroni dhe më në fund do ta kuptoni se ai ka vetëm sy për ju. Në mbrëmje do të mendoni edhe për një darkë romantike. Beqarët do ta kalojnë mjaft mirë pranë një miku të vjetër dhe ka mundësi ta shohin atë me një sy tjetër. Financat do të mbeten ende të trazuara edhe për disa kohë. Kërkoni ndihmë nëse gjendeni në situata delikate.

Virgjëresha

Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të konfliktoheni gjatë gjithë kohës me atë që keni në krah dhe do të mendoni të qëndroni larg. Beqarët do të afrohen edhe më tepër me një person, të cilin kanë kohë që e studiojnë. Financat do të kërkojnë shumë durim dhe përkujdesje, në mënyrë që të përmirësohen. Nëse ia dilni sot, do të ndiheni të qetë për një kohë të gjatë.

Peshorja

Do të kaloni shumë vështirësi sot ju që jeni në një lidhje. Partneri do të jetë kokëfortë dhe do të kërkojë gjëra të pamundura. Ju duhet të përpiqeni fillimisht dhe, nëse nuk ia dilni, flisni hapur me të. Beqarët do të kenë vetëm mundësi për aventura, por duke qenë se nuk do t’u pëlqejnë ato, do të mbeten sërish vetëm. Situata financiare do të mbetet tejet delikate.

Akrepi

Priten plot çaste të lumtura gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Do t’i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do ta dashuroni me pasion atë që keni në krah. Beqarët duhet të presin edhe pak për të ndryshuar për mirë jetën sentimentale. Dielli do të jetë planeti që do t’jua ndriçojë mendimet në planin financiar. Do të kryeni disa investime të rëndësishme.

Shigjetari

Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë shumë kujdes me xhelozinë, sepse pa dashje situata mund t’u dalë jashtë kontrollit. Tregohuni sa më të matur. Beqarët do të kenë plot takime me persona që ia vlejnë vërtet. Mos humbni asnjë mundësi. Në planin financiar do të hidhni hapat e duhur dhe çdo gjë do të ecë më së miri. Rreziqet që keni ndërmarrë do të sjellin rezultate pozitive.

Bricjapi

Marsi dhe Venusi do të bashkohen sot dhe do të ndikojnë gjatë gjithë kohës në jetën tuaj në çift. Do t’i kaloni vështirësitë dhe do ta shihni me më shumë optimizëm të ardhmen. Beqarët do të jenë të zënë me punë dhe nuk do të gjejnë kohë për të kërkuar princin e tyre të kaltër. Financat do të varen nga mënyra se si do të silleni. Nëse bëni çmenduri, do të keni probleme serioze dhe afatgjata.

Ujori

Do t’ju ndryshojë shpesh humori gjatë gjithë kësaj dite dhe herë pas here mund të keni edhe debate me partnerin. Gjithsesi, një të mirë do ta keni: do t’i kuptoni gabimet dhe nuk do ta keni problem të kërkoni falje. Beqarët do të kenë shumë komplekse dhe nuk do të pranojnë të dalin me këdo që do t’i joshë. Financat do të mbeten të qëndrueshme edhe për disa kohë.

Peshqit

Duhet të tregoheni sa më realistë gjatë kësaj dite me personin që keni në krah, sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do të mbetet e mirë. Beqarët do të ëndërrojnë shumë dhe më pas do të zhgënjehen kur gjërat të mos u ecin siç kanë dëshiruar. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni kot së koti, sepse do të humbni më shumë nga sa mund ta kishit menduar.

Të Ngjashme