Lajme

Hoti përkujton Aganin: “Profesorët nuk vdesin kurrë, i lënë pas nxënësit e tyre”

Avdullah Hoti ka përkujtuar nënkryetarin e LDK-së, intelektualin e jashtëzakonshëm, patriotin dhe bashkëmendimtarin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Akademik Fehmi Aganin, i cili u vra nga regjimi serb.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se kontributi i Aganit në organizimin politik të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, krahas Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, sipas tij, mbetet pjesa më e lavdishme e historisë.

“Profesor Agani ka qenë njeri me mendje të ndritur e me veti të një humanisti të përmasave të mëdha intelektuale.

Presidenti Rugova, në përkujtimin e tij për Profesor Aganin kishte thënë: ‘Profesorët nuk vdesin kurrë, sepse i lënë pas njerëzit e gjallë, nxënësit e tyre’. Lavdi jetës dhe veprës së Profesor Fehmi Aganit!”, ka shkruar ai.

Të Ngjashme