Lajme

Hoti reagon pas dorëzimit të nënshkrimeve në LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pasi u bë e ditur se janë dorëzuar mbi 150 nënshkrime për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të partisë.

Më herët gjatë ditës, deputeti i zgjedhur Armend Zemaj konfirmoi se nënshkrimet janë dorëzuar, në një kohë kur brenda LDK-së janë shtuar kërkesat për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Në një postim në Facebook, Hoti theksoi se fuqia e LDK-së buron nga anëtarësia dhe jo nga individët.

“Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve. Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj. ✌️”, ka shkruar Hoti.

Të Ngjashme