Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hunj dhe pistoletën në kokë! Deputeti i çon mesazh djalit në arrati: Dorëzohu!

Rrahman Rraja ka dorëzuar mandatin e deputetit pas publikimit të një videoje në të cilën shfaqet i biri dhe persona të tjerë dhunojnë brutalisht dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja. Deputeti ka një mesazh edhe për djalin në arrati që të dorëzohet.

“Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite. Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im. Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike.

Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese per familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise.

Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir. Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova” shkruan ai.