Lajme

Hynë në xhami dhe vodhën paratë e bamirësisë, arrestohen dy të dyshuar në Lipjan

Një shumë parash është vjedhur të shtunën pasdite nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy persona, shtetas të Shqipërisë, dyshohet se kanë hyrë në objektin fetar dhe, me një mjet të fortë, kanë dëmtuar arkën e bamirësisë dhe kanë marrë paratë.

Pas hetimeve, Policia ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit.

“Pas një hetimi policor janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Të Ngjashme