I jepet lamtumira e fundit mjekut të njohur Dr. Imer Hajdari, i cili ndërroi jetë, duke lënë pas një kontribut të çmuar në fushën e shëndetësisë.
Ceremonia e varrimit u mbajtë në Fushëticë të Epërme në Drenas.
Aty morën pjesë familjarë, miq, kolegë të shumtë nga komuniteti mjekësor, si dhe personalitete të njohura dhe deputetë, për t’i dhënë nderimet e fundit Dr. Hajdarit.
Ata vlerësuan veprën e tij shumëvjeçare në shërbim të qytetarëve.
Dr. Dr. Imer Hajdari do të kujtohet për përkushtimin e tij profesional dhe kontributin e dhënë ndër vite në sistemin shëndetësor.
