Aktuale

I publikuan foton në rrjetet sociale, Policia e Tiranës në kërkim të “nazistit” shqiptar

Një foto e një makine me targa shqiptare dhe me simbole naziste mbi kofano, është postuar në një faqe interneti të huaj.

Menjëherë më pas, autoritetet e huaja kanë sinjalizuar palën shqiptare për rastin në fjalë.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se policia ka nisur verifikimet për pronarin e mjetit.

Ndërkaq, edhe pse kjo foto është bërë në një prej zonave të Tiranës, policia ende nuk ka arritur që të lokalizojë se ku ndodhet aktualisht ky automjet.

Të Ngjashme