Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I sillte ushqime, kush është vajza që u takua me Sokolin për herë të fundit?

I sillte ushqime, kush është vajza që u takua me Sokolin për herë të fundit?
Sokol Mjaçaj, i dënuari me burgim të përjetshëm, që të premten e 15 Dhjetorit vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit dhe plagosi dy të burgosur të tjerë, nuk vizitohej shpesh nga të afërmit.

Gjatë vitit 2023, ai ka zhvilluar vetëm 5 takime dhe takimin e fundit e ka patur me një vajzë të quajtur Ilda Rapo.

Kamber Hoxha, drejtori i burgut të Peqinit gjatë dhënies së dëshmisë për ngjarjen e rëndë, ka treguar se Mjaçaj merrte ushqime nga vëllai i tij dhe vajza në fjalë.

Por ai thotë se në katër raste ajo është prezantuar si kushërira e tij dhe herën e fundit si mikesha e tij. Ai thotë se të gjithë personat që zhvillojnë takime me të burgosurit ose u çojnë atyre ushqime, regjistrohen me kartë identiteti.

“Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qënë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023. Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vellai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo me të cilën për herë të fundit është takuar më 16 nëntor 2023. Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikeshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nepermjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakort që ti pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt.”