Aktuale

Identifikohen drejtuesi i mjetit dhe viktima e aksidentit tragjik në Vlorë

Janë identifikuar personat e përfshirë në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vranisht–Vlorë.

Drejtuesi i automjetit është Andrea Llojaj, rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ndërsa viktima është Thëllëza Shkurta, rreth 80 vjeçe, raporton noa.al duke cituar burime policore lokale.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 22:00, në qendër të fshatit Vranisht, ku automjeti i drejtuar nga Llojaj përplasi të moshuarën, e cila humbi jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /noa.al

Të Ngjashme