Një grua është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e saj pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 19:00.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa e dyshuara, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
