Lajme

​Shtiu me armë zjarri në Leposaviq, sekuestrohen armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Ceraj të Leposaviqit, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 07:00.

Gjatë intervenimit, policia ka sekuestruar një pushkë gjysmë-automatike dhe 10 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Ceraj, Leposaviq 10.10.2026-07:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, dyshohet se ka shtënën me armë zjarri. Një pushkë gjysmë-automatike dhe 10 fishek janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është cilësuar si “mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Të Ngjashme