Lajme

Inspektorati ndërpret shfrytëzimin e ujit nga “Drena” në Skenderaj

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i MMPH-së, në bashkëpunim me IHMK-në, ka kryer inspektime te operatori “Drena” në Skenderaj, prodhues i lëngjeve “RUKO” dhe produkteve të bylmetit

Sipas Pacollit, kompania shfrytëzonte katër puse dhe deri në 10 mijë litra ujë në ditë, ndërsa ujërat e përdorura shkarkoheshin pranë lumit Klina pa Leje Ujore.

Shfrytëzimi i ujit është ndërprerë deri në pajisjen me leje, ndërsa për mungesën e impiantit për trajtimin e ujërave të përdorura, kompania është gjobitur me 3 mijë euro dhe është obliguar të vendosë e funksionalizojë impiantin.

Postimi i plotë:

Në mbrojtje të ujërave të Kosovës!

Inspektorati i MMPH-së, në bashkëpunim me IHMK-në, ka zhvilluar inspektime në terren ndaj operatorit SH.P.K. “Drena” në Skenderaj, prodhues i lëngjeve “RUKO” dhe produkteve të bylmetit “Drena”.

Për linjën e prodhimit të lëngjeve, operatori shfrytëzonte katër puse vetanake dhe përdorte deri në 10 mijë litra ujë në ditë, ndërsa ujërat e përdorura shkarkoheshin në afërsi të lumit Klina, pa Leje Ujore nga Ministria.

Shfrytëzimi i ujit për këtë linjë është ndërprerë dhe nuk do të lejohet vazhdimi i veprimtarisë deri në pajisjen me Leje Ujore.

Edhe për linjën e përpunimit të qumështit janë konstatuar shkelje. Për mungesën e impiantit për trajtimin e ujërave të përdorura, operatori është gjobitur me 3 mijë euro dhe është obliguar të vendosë e funksionalizojë impiantin.

Bizneset vendore duhet të zhvillohen dhe të rriten, por gjithmonë duke respektuar ligjin dhe duke mbrojtur pasuritë tona natyrore.

Të Ngjashme