Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Intervistimi nga Specialja, flet djali i Haxhi Shalës

Haxhi Shala është duke u intervistuar nga Gjykata Speciale në zyret e EULEX’it në Fushë Kosovë.

Për këtë, ka folur djali i tij, Flakroni.

Ai ka thënë se Haxhi Shala është duke u intervistuar në zyrat e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në Fushë Kosovë.

“E kanë ftuar për intervistim, deri më tani e kemi vetëm këtë informatë. Nuk i dimë arsyet, tani ndodhet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë”, tha ai për REL’in.

Kryetari i OVL-UÇK’së në Malishevë, Metush Kryeziu, në një përgjigje tha se ka informacione që Specialja ka kryer bastisje në pronat e ish deputetit Haxhi Shala.

Ai tha se Shala është marrë në intervistim, ndërsa shtoi se nuk ka informacione që ai është arrestuar.

“Kemi informacione se janë bastis pronat e tij dhe është marrë në intervistim. Tjetër nuk di”, tha Kryeziu.

Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se janë duke zhvilluar operacione.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të tjera”, thuhet në përgjigjen e ZPS’së./Express.