Irani ka njoftuar se ka kryer sulmet ndaj Bahreinit, Kuvajtit, Omanit dhe Jordanisë, duke thënë se goditi bazat ushtarake amerikane, në hakmarrje për bombardimet e rinovuara të bregdetit të tij jugor nga Uashingtoni.
Gardat Revolucionare e Iranit njoftoi të hënën se kishin synuar objektet ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt dhe se kanë shkatërruar sistemet e radarëve në Oman, raporton Aljazeera.
Gjithashtu kanë thënë se kanë goditur rezervuarët e karburantit dhe depot e municioneve në Bazën Ajrore Prince Hassan në Jordani në përgjigjen e tyre të fundit ndaj një vale tjetër sulmesh amerikane.
Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit vijnë në mes të një përplasjeje në rritje mbi Ngushticën e Hormuzit, me shpërthime të raportuara në qytetet portuale të Bandar Abbas, Sirik dhe Jask, si dhe në ishullin Qeshm.
Shkëmbimi i zjarrit vjen një ditë pasi ushtria amerikane tha se goditi të paktën 140 objektiva në Iran dhe Teherani nisi sulme hakmarrëse ndaj Bahreinit, Kuvajtit, Omanit, Katarit dhe Jordanisë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pretendon se Ngushtica e Hormuzit është “e hapur”, ndërsa Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik të Iranit këmbëngul se nuk lejohet asnjë udhëtim derisa të “ rivendoset stabiliteti dhe qetësia ”.
ShBA njofton për sulme të reja ndaj Iranit, u goditën dhjetëra objektiva
