Lajme

Irani njofton për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Autoritetet ushtarake iraniane kanë njoftuar se do të ndërmarrin masa ndaj lundrimit tregtar në Ngushticën e Hormuzit, duke e lidhur këtë vendim me tensionet e vazhdueshme rajonale dhe zhvillimet e fundit në Libanin jugor.

Në një deklaratë të publikuar nga mediat shtetërore iraniane, komanda qendrore Khatam al-Anbiya tha se veprimi është reagim ndaj asaj që Teherani e konsideron mosrespektim të zotimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe shkelje të vazhdueshme të armëpushimit nga Izraeli në Libanin jugor.

Sipas deklaratës, prania e forcave izraelite në zonë dhe zhvillimet e fundit të sigurisë kanë shtyrë Iranin të ndërmarrë atë që e cilëson si hapin e parë të përgjigjes së tij politike dhe ushtarake.

Komanda ushtarake iraniane paralajmëroi gjithashtu se mund të pasojnë masa të tjera nëse situata nuk ndryshon dhe nëse, vazhdojnë veprimet që i konsideron agresive.

Ndërkohë, nga Uashingtoni janë dhënë sinjale se nuk ka tregues për bllokim të rrugës detare. Në një intervistë për Fox News, nënpresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se deri më tani nuk ekzistojnë prova që Ngushtica e Hormuzit është mbyllur.

Ai theksoi se trafiku detar në zonë po zhvillohet normalisht dhe se transporti i naftës përmes kësaj rruge strategjike nuk është ndërprerë.

Të Ngjashme