Lajme

Ish-deputetja Flora Brovina varroset të premten

Ceremonia e varrimit të ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina do të bëhet të premten, më 18 shtator në ora 16:00 në varrezat e Prishtinës, në Arbëri.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të familjarëve të saj.

Para ceremonisë së varrimit, në ora 10:00 do të mbahet një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së saj.

Kush ishte Flora Brovina – gruaja që e ktheu dhimbjen në poezi, mjekësi dhe qëndresë

Mbledhja komemorative do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Po ashtu në nderim të figurës së humanistes Flora Brovina do të mbahen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, nga ora 11:30 deri në ora 14:30.

Varrimi i së ndjerës bëhet të premten, më 18 shtator në ora 16:00.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, vdiq më 15 shtator, në moshën 76-vjeçare. 

Të Ngjashme