Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Iu vonua në takim, si dështoi dje takimi mes Vjosa Osmanit e Ramush Haradinajt

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ashtu siç veproi Lumir Abdixhiku.

Për këtë dështim, AAK ka treguar arsyetimin.

“Dje e kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit.

Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar” ka thënë zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.