Një zëdhënës i ushtrisë izraelite publikoi një paralajmërim për evakuim për gjashtë qytete dhe fshatra në Libanin jugor, duke thënë se sulme do të ndodhin së shpejti.
Për shkak të “shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit nga Hezbollahu, [ushtria] është e detyruar të veprojë kundër saj me forcë”, tha zëdhënësi, citon Al Jazeera.
Postimi në rrjetet sociale kërcënonte komunat dhe qytetet Habboush, Kafr Kila, Sahmar, Ain Qana, Nabatieh al-Tahta dhe Kafr Reman në Libanin jugor.
Ndërkohë, të enjten të paktën 16 persona kanw mbetur tw vrarë dhe 58 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Libanin jugor , sipas autoriteteve shëndetësore libaneze.
Agjencia shtetërore Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi të enjten se gjashtë nga viktimat i përkisnin të njëjtës familje.
Izraeli vazhdon të shkelë armëpushimin me sulme të përditshme vdekjeprurëse dhe pushtimin e territorit të Libanit.
