Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Izraeli thotë se ka marrë në kontroll të gjitha komunitetet pranë barrierës në Gaza

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, thotë se ushtria ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve pranë barrierës së Gazës – por përleshjet e izoluara po vazhdojnë me persona të armatosur aktivë palestinezë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Më parë, ushtria tha se luftimet po zhvilloheshin në “shtatë ose tetë” vende brenda territorit izraelit.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se ka urdhëruar një “rrethim të plotë” në Rripin e Gazës: “Pa energji elektrike, pa ushqim, pa karburant”.