Aktuale

Ja në cilin vit u identifikua për herë të parë Hantavirusi në Shqipëri, rasti u publikua në revistën prestigjioze mjekësore

Një rast i Hantavirusit është identifikuar për herë të parë në Shqipëri rreth 40 vjet më parë, sipas një publikimi në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”.

Studimi i publikuar më 21 nëntor 1987 mban titullin “Haemorrhagic fever ëith renal syndrome in a case in northern Albania” dhe dokumenton një rast të etheve hemorragjike me sindromë renale në veri të Shqipërisë.

Sipas një postimi në rrjete sociale nga shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, autorët e raportit shkencor të 40 viteve më parë janë E. Eltari, M. Nuti, I. Hasko dhe A. Gina.

Hantavirusi është një virus që transmetohet kryesisht nga brejtësit dhe në raste të caktuara mund të shkaktojë komplikacione serioze shëndetësore, duke prekur veshkat dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

Të Ngjashme