Lajme

Kallëzim penal ndaj ministres serbe Paunoviq, kërkohet përfshirja e INTERPOL-it

Avokati Gent Gjini ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres serbe, Snezhana Paunoviq, në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ai kërkoi që të përfshihet edhe faktori ndërkombëtarë si INTERPOL dhe ti lëshohet fletarrest ndërkombëtarë.

Gjini: INTERPOL-i duhet të lëshojë fletarrest ndërkombëtar për Paunoviqin

“Ky veprim i saj neve na shqetëson sepse duhet ditur që kjo ministre është në qeverinë aktuale. Kjo na cenon neve. Duhet domosdoshmërisht të involvohet dhe faktori ndërkombëtarë si INTERPOL, dhe ndaj kësaj ministre të pandergjefjshme e sovenishe të inicohet procedure e fletarrestit ndërkombëtarë dhe në momentin e kapjes së saj, ne do kërkojmë ndihmë edhe nga misioni i OKB-së dhe NATO, sepse duke ditur që ajo flet për spastrim etnik ndaj shqipatrëve, duhet ditur se NATO na ka ccliruar nga spastrimi etnik gjahkatare i Millosheviqit”, tha Gjini.

Sipas tij deklarata e saj, përveç që është shqetësuese rrezikoj edhe misionin e NATO-s në Kosovë. Po ashtu ai kërkon edhe dorëheqjen e saj nga pozita e ministres.

Gjini: Deklaratat e Paunoviqit cenojnë sigurinë e Kosovës

“Deklarimi i saj le që na shqetëson ne, por na rrezikon si popullatë, na kthen në ato kujtime e këqija serbe, të cilët kanë bërë spastrim etnik. Nga ana tjeter e rrezikon edhe misionin e NATO-s, sepse këtu është paqeruajtës dhe vet deklarimi i saj duhet të jetë kambanë për misionin e OKB-së. Edhe NATO duhet të brengoset pasi që ende siguria jonë është në duar te saj. Kjo ministre duhet të jap dorëheqjeje dhe të bëjë presion diplomatik evropian dhe me gjërë. Kam parë dje në deklarim se ka kërkuar falje presidentit Vuçiq dhe qeverisë se saj, por për shqiptarët nuk ka kërkuar falje”, tha Gjini.

Për vendimin e ministrisë së punëve të brendshme, që ka shpallur të njëjtën non hrata, avokatit Gjini i duket qesharake.

Deklaratat fashiste të Paunoviqit, “Prokuroria Speciale të kërkojë ndihmën e INTERPOL-it dhe FBI-së”

“Republika e Kosovës ka marrë një nismë ligjore për ta shpallur non grata, kjo është qesharake në raport me pasojat çka paraqet për ne si popull dhe që cenon rendin kushtetues dhe publik… Unë do të kërkoj që Prokuroria Speciale të aktivizohet, të kërkoj ndihmën e FBI dhe INTERPOL dhe e njëjta të kapet sa me parë”, tha ai.

Ndërkaq vetë Paunoviq, për këto deklarata skandaloze i ka kërkuar falje Vuçiqit, por jo shqiptarëve.

Ndërkohë, deklaratat e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës erdhën gjatë një emisioni për Kuririn serb, fundjavën e kaluar.

Të enjten, është dorëzuar edhe kërkesa zyrtare për shkarkimin e saj nga pozita e ministres në Serbi. 

Të Ngjashme