Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kamerat kanë kapur momentin kur është qëlluar Kryeministri sllovak- pamje dramatike

Kamerat kanë arritur që të regjistrojnë edhe momentin dramatik kur plagoset kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

Në videon e publikuar nga NEXTA TV, Fico shihet teksa afrohet drejt një turme njerëzish të cilin ishin duke qëndruar afër disa rrethojave, dhe pa pritur dëgjohen pesë të shtëna armësh.

Kryeministri sllovak ka mbetur i plagosur nga këto të shtëna, derisa i dyshuari për këtë akt është kapur menjëherë.