Lajme

Katër persona humbin jetën në Itali nga nxehtësia ekstreme, 25 qytete mbeten në alarm të kuq

Katër persona janë raportuar të vdekur që nga e hëna për shkak të temperaturave të larta në Itali, ku 25 qytete mbetën në alarm të kuq të martën, sipas Sky Tg24.

Që nga e hëna, një burrë 86-vjeçar dhe një grua 74-vjeçare, të cilët ishin shtruar në spital në Xhenova, një bojaxhi 64-vjeçar që punonte në një hotel në Padova dhe një punëtor ferme maroken 55-vjeçar në Mantua, thuhet se kanë vdekur.

Ndërsa temperaturat e larta vazhdojnë në të gjithë vendin, 25 qytete do të jenë në alarm të kuq për të martën dhe të mërkurën.

Megjithatë, në disa pjesë të Italisë, moti i nxehtë filloi t’i hapte rrugë stuhive dhe shiut.

Në të gjithë Toskanën, moti i keq shkaktoi rrëzimin e shumë pemëve dhe ndërprerje të trafikut.

Priten reshje shiu dhe bubullima më vonë gjatë ditës, veçanërisht mbi Alpe dhe zonat e brendshme të Italisë qendrore dhe jugore.

Të Ngjashme