Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj në një postim të tij në Facebook ka kritikuar opozitën pas përleshjes në Kuvend, duke iu drejtuar me fjalët se ‘nuk po ua qet goja Poshtë Serbia’.
Ai shkruan tutje se ndoshta me këtë fjalë ‘Serbia ia heq Enver Hoxhajt azilin politik si kundërshtar i UÇK-së’.
Ai thotë tutje se ndoshta me këtë fjalë edhe ‘Vlora Çitakut i shkon kot lobimi që t’i jap territor Serbisë’
Postimi i plotë:
A thua s’po ua qet goja “Poshtë Serbia!”
E patën montuar fuqishëm në Kosovë, e çmontoi LVV-ja, u “çmendën” montatorët.
Ndoshta s’ua qet goja sepse pastaj Serbia ia heq Enver Hoxhajt azilin politik si kundërshtar i UÇK-së, ndoshta sepse Vlora Çitakut i shkon kot lobimi që t’i jap territor Serbisë, ndoshta shumë të tjerëve sepse…
