Ambasada e Republikës së Kosovës në Tajlandë bën të ditur se nga 15 shtatori 2026 do të aplikohen rregulla të reja për udhëtim në Tajlandë.
Sipas njoftimit, shtetasit e Kosovës që mbajnë pasaportë të zakonshme, duhet të aplikojnë për vizë elektronike para udhëtimit në Mbretërinë e Tajlandës, përmes portalit zyrtar të vizave elektronike.
“Duke filluar nga 15 shtatori 2026, Shtetasit e Republikës së Kosovës që mbajnë pasaportë të zakonshme, duhet të aplikojnë për vizë elektronike para udhëtimit në Mbretërinë e Tajlandës, përmes portalit zyrtar të vizave elektronike https://www.thaievisa.go.th.”, thuhet në njoftim e Ambasadës.
Të gjithë udhëtarët duhet të plotësojnë online Kartelën e Arritjes Dixhitale të Tajlandës, përpara arritjes në Tajlandë, përmes portalit zyrtar https://tdac.immigration.go.th/.
