Lajme

KFOR: Çdo fëmijë meriton të mbrohet, pa përjashtim

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual, duke bërë thirrje për bashkëpunim institucional, harmonizim të legjislacionit dhe sisteme të përbashkëta të të dhënave.

Në një reagim të publikuar me rastin e Ditës Evropiane për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual, KFOR-i nënvizoi se çdo fëmijë meriton të jetë i mbrojtur, pa asnjë përjashtim.

“Bashkëpunimi institucional, ligjet e harmonizuara dhe sistemet e përbashkëta të të dhënave janë thelbësore për identifikimin, parandalimin dhe reagimin ndaj abuzimit kudo që ndodh”, thuhet në reagimin e KFOR-it, transmeton “Bota sot”.

KFOR-i rikujtoi kështu rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve dhe për të parandaluar çdo formë të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual.

Të Ngjashme