Lajme

Nis hetimi për vdekjen e një personi në QKUK, dyshohet për konsumim të substancave

Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se kishte konsumuar barna ose substanca të tjera të dyshuara.

Rasti është raportuar më 17 nëntor, rreth orës 08:15, në Kamenicë. Viktima ishte shoqëruar në QKUK për trajtim, por gjatë qëndrimit në këtë institucion shëndetësor është raportuar se kishte ndërruar jetë, transmeton “Bota sot”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Të Ngjashme