Lajme

“Kjo është diferenca” – Gjinovci publikon videon nga Mitrovica e Veriut

Analisti Rron Gjinovci ka publikuar një video nga mbledhja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, ku shfaqet një përplasje mes zëvendëskryesueses Aida Doli dhe kryesuesit Ivan Zaporozaq.

Në video, Doli ankohet se materiali për mbledhjen është dërguar me vonesë, ndërsa gjatë diskutimit Zaporozaq ia ndal mikrofonin.

Gjinovci tha se i ka lënë përshtypje edhe prania e fotos së presidentes së Kosovës dhe flamurit shtetëror, si dhe fakti që secila palë flet në gjuhën e vet. Ai shtoi se, sipas tij, në të kaluarën në takime të tilla kishte vetëm flamuj të Serbisë

“Çka po më len përshtypje është në radhë të parë fotoja e presidentes dhe flamuri i Kosovës. Edhe qysh po diskutojnë secili në gjuhë të vet. 👌

Në kohën kur qeverinë e ka udhëheqë “UÇK” -ja, aty ka pasë veç flamura të Serbisë”, shrkuan Gjinovci në Facebook.

Të Ngjashme