Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka zhvilluar një takim me gjeneral brigade Gunars Kaulins nga Forcat e Armatosura Kombëtare të Letonisë.
Takimi u mbajt në kampin “Film City”, në Prishtinë, ku është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Aleancës dhe partnerëve të saj, si dhe për angazhimin e përbashkët në realizimin e misionit të KFOR-it.
Përmes një njoftimi, KFOR-i ka riafirmuar përkushtimin për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Misioni ka theksuar se do të vazhdojë ta përmbushë këtë përgjegjësi në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
