Një konflikt mes dy vëllezërve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesë për motive të dobëta, ku njëri prej vëllezërve ka goditur me sëpatë vëllain e tij.
Sipas të dhënave, autori është larguar nga banesa por është kapur pak minuta më pas nga forcat e komisariatit të policisë.
I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore.
Ky i fundit ka marrë një plagë në shpatull dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme./Top Channel
