Lajme

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka deklaruar se Rusia po zhvillon një “luftë në hije” kundër infrastrukturës globale.

Wilson shkroi në X se Rusia, rekruton, trajnon dhe strehon shumë prej operacioneve të saj terroriste në Serbinë e Vuçiqit.

Ai bëri të ditur se është bashkë-sponsor i Aktit për Kabllot Strategjike Nënujore (SSCA), që synon të kundërshtojë kërcënimet ruse ndaj infrastrukturës globale, si dhe i Aktit SRBIJA, që sipas tij synon të luftojë korrupsionin në Serbi.

Të Ngjashme