Lajme

​“Konstituimi i Kuvendit dhe votimi i qeverisë së re”, PDK-ja të hënën i drejtohet Kushtetueses

Derisa kryeministri i rizgjedhur, Albin Kurti ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim në Kuvend, duke kërkuar që kjo parti të propozojë sa më shpejt kandidatin për nënkryetar të Kuvendit, PDK-ja njofton se nesër në orën 09:00 do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim rastin e ‘konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe votimit të qeverisë së re’ të dielën.

Kurti pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku është zgjedhur qeveria e re, ka ftuar PDK-në ta propozojë nënkryetarin për siç ka thënë ai ‘të angazhohet në punën e komisioneve parlamentare”.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, nesër, nga ora 09:00, do të mbajnë konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Gjatë ditës, nga kjo parti thanë se e ‘konsiderojnë Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese’.

Të Ngjashme