Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën konstituive, me deputetët që pritet të mblidhen në orën 11:00 për të proceduar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Në këtë seancë, Partia Demokratike e Kosovës pritet të propozojë Vlora Çitakun për pozitën e nënkryetares së Kuvendit.
Kështu ka konfirmuar zyra për informim e PDK-së.
Kandidatura e Çitakut është konfirmuar edhe nga vetë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza,ditë më parë.
Seanca e sotme vjen pas një periudhe të gjatë bllokade, gjatë së cilës Kuvendi nuk ka arritur të përmbyllë procesin e konstituimit të legjislaturës së re.
Në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Çitaku ka mbajtur edhe më herët pozitën e nënkryetares së Kuvendit, në legjislaturën e kaluar.
