Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (AMSEVP), në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, referon për ndjekje penale në prokurori 35 oficerë policie të burgjeve.
Një burim i sigurt në prokurori i tha gazetares Anila Hoxhës se policët e burgjeve, me detyra kontrollorë, trupe shërbimi dhe përgjegjës, kanë dyshime që kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrolle dhe krijuar lehtësira për futjen e sendeve të ndaluara në burgje.
Gjatë katër javëve, Drejtoria e Përgjithshme ka kryer kontrolle blic në të gjitha burgjet, ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike, 40 aparate telefonash dhe doza droge.
Kontrollet vazhdojnë ende, raporton gazetarja Hoxha, dhe rezulton që plani i masave është përpiluar në Tiranë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe nga AMSEVP./Top Channel
