Lajme

Kosova shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste, Izraeli përshëndet vendimin

Kosova e ka shpallur organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Qeverisë ditën e djeshme.

E ky hap u mirëprit nga shteti izraelit.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme atje, përmes një postimi në Facebook:

‘’Ne e mirëpresim njoftimin e Republikës së Kosovës për të shpallur IRGC-në si një organizatë terroriste. Bota duhet të bashkohet në luftën kundër regjimit terrorist të Iranit’’, ka shkruar MPJ-ja izraelite.

Të Ngjashme