Lajme

Krim në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, më 24 qershor, në fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt familjar ka përfunduar me vrasje.

Rreth orës 20:30, gjatë kohës që ndodheshin në një arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, dyshohet se 76 vjeçari, ka goditur me thikë vëllain e tij, 74 vjeç.

Fillimisht i plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.

Policia ka prangosur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

/tvklan.al

Të Ngjashme