Lajme

Kroacia merr vendim, ua rrit pensionet veteranëve të luftës

Kryeministri Andrej Plenković mbajti një fjalim në Knin në kremtimin e Ditës së Fitores dhe 31-vjetorit të Operacionit Stuhia për të njoftuar një rritje të pensioneve të veteranëve për rreth 200 mijë veteranë, oficerë policie, ushtarë dhe zyrtarë të tjerë të autorizuar kroatë, e cila duhet të kushtojë rreth njëqind milionë euro në vit.

Poashtu këtë mëngjes, Ministri i Çështjeve të Veteranëve Tomo Medved njoftoi pjesët më të rëndësishme të ndryshimeve të propozuara në Ligjin e Veteranëve Kroatë dhe Ligjin për të Drejtat e Sigurimit Pensional të Personelit Aktiv Ushtarak dhe Zyrtarëve të Autorizuar, të cilat gjithashtu do të shfuqizojnë uljen e këtyre pensioneve që u zbatua në vitin 2002.

Ky ndryshim i propozuar i dy ligjeve do të mbulojë një total prej 210,304 përfituesish, ose 76 përqind të të gjithë veteranëve kroatë dhe anëtarëve të familjeve të tyre që aktualisht marrin pensione.

Ligjet e reja do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, dhe 88.5 milionë euro shtesë (në vit) do të sigurohen në buxhetin e shtetit për zbatimin e këtyre ndryshimeve ligjore – tha Ministri Medved.

Të Ngjashme