Horoskopi

Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ekonomia do të sjellë ankth për këto 2 shenja, kush është i favorizuar

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Kjo javë do të jetë produktive dhe do të ketë lëvizjet e veta, por edhe zgjidhjet përkatëse. Megjithatë, ka dy këshilla kryesore deri më 12 korrik: kujdes me zjarret dhe kujdes të shtuar në rrugë, kjo e fundit duhet të jetë prioritet deri më datë 23. Ritmi i javës do të jetë më i shpejtë dhe objektivat do të arrihen më lehtë se javën që kaloi, pavarësisht se Mërkuri është në prapavijë.

Parashikimi për Shenjat

Dashi
Presioni do të jetë prezent, sidomos në çështjet profesionale. Ditët e para të javës do të shërbejnë për të qartësuar dhe zgjidhur pikëpyetjet në punë. Saturni në prapavijë mund t’ju japë ndjesinë e humbjeve (firove), por në fakt janë thjesht lëvizje korrigjuese për një stabilitet më të madh në të ardhmen. Kujdes me menaxhimin e stresit, ankthit dhe komunikimit, sidomos drejt mesit të javës, për të shmangur fjalët e gabuara në momentin e gabuar.

Demi
Do të ndikoheni nga pozicionimi i Diellit te Gaforrja në katërkëndësh me Saturnin te Dashi. Kjo do të thotë se duhet të mbyllni detyrimet e prapambetura dhe të hiqni nga vetja shqetësimet që ju kanë lodhur. Nga mesi i javës, me hyrjen e Venusit te Virgjëresha, mund të keni shpenzime të paplanifikuara, por edhe shpërblime apo përfitime ekonomike afatshkurtra. Ky pozicionim do t’ju ndihmojë të qartësoheni emocionalisht.

Binjakët
Marsi ka dalë para Uranit, ndaj duhet të tregoni kreativitetin dhe vlerat tuaja. Shfrytëzojeni këtë periudhë për kontakte sociale dhe për të diskutuar projekte që kishin mbetur pezull. Nga dita e sotme, rinegocioni dhe projektoni ecurinë tuaj profesionale; veprimet e tanishme do të përcaktojnë punën tuaj deri në mesin e vitit të ardhshëm. Mos u merrni me gjëra të vogla, por vendosni prioritete te karriera dhe idetë e reja.

Gaforrja
Koka juaj do të “gumëzhijë” nga shqetësimet për statusin dhe profesionin. Gjërat do të fillojnë të kthjellohen pas mesit të javës. Mërkuri në prapavijë ju nxit të kontrolloni fjalën dhe emocionet, pasi keni tendencë të reagoni në mënyrë impulsive. Jupiteri do t’ju ndihmojë të ambientoheni me ndryshimet e forta dhe do t’ju favorizojë në zgjerimin ekonomik dhe statusin personal.

Luani
Jupiteri ju ndihmon të zhvilloheni, duke ju dhënë optimizëm dhe vëmendje në raportet sociale. Megjithatë, kjo javë mund t’ju tërheqë pas për të zgjidhur çështje të mbartura të shtëpisë, familjes apo korrigjime në punë. Venusi në tri ditët e para do t’ju ndihmojë me lëvizjet ekonomike dhe takimet e rëndësishme.

Virgjëresha
Me Venusin që po hyn në shenjën tuaj, do të jeni më racionalë dhe të kthjellët. Është koha të ndani “shapin nga sheqeri” në emocionet tuaja dhe me njerëzit me të cilët bashkëpunoni. Do t’ju duhet të korrigjoni strukturën profesionale dhe çështjet familjare. Keni mundësi të mira për flirt dhe mendime të thella.

Peshorja
Duhet të rregulloni raportin me kohën e punës, pasi ka tendencë të ngarkoheni më shumë seç duhet. Riogranizoni axhendën që sot për t’i dhënë më shumë kohë vetes. Katër ditët e para sjellin rritje dhe zhvillim në projektet tuaja. Pas mesit të javës, tensionet do të ulen dhe do të keni më shumë qetësi.

Akrepi
Vëmendja juaj do të jetë tek ekonomia dhe detyrimet financiare (investime, banka apo detyrime ndaj shtetit). Kjo mund t’ju shkaktojë pak ankth në ditët e para të javës. Gradualisht, nga mesi i javës e tutje, Venusi te Virgjëresha do t’ju ndihmojë të qartësoni rrugëtimin tuaj drejt sigurisë materiale.

Shigjetari
Jeni në një dilemë midis punës dhe pushimeve. Marsi te Binjakët mund t’ju sjellë propozime për bashkëpunime apo ide të reja, por mos bëni revolucione masive; mjaftohuni me korrigjime dhe shtim të degëve të punës suaj. Kujdes me familjarët e moshuar rreth ditës së martë ose të mërkurë. Tregohuni tolerantë në komunikim, pasi Mërkuri ju bën të dukeni të ngurtë në sytë e të tjerëve.

Bricjapi
Ka një diell përballë në katërkëndësh të Saturni me Dashin që sjell shqetësime me familjarët e moshës së madhe në familje. Nesër dhe pasnesër merr formë dhe kalon në rrugëzgjidhje shqetësimi. Komunikimin merreni shtruar në çdo ambjent që e gjeni veten. Në punë priten zhvillime të mira, nga sot.

Ujori
Keni një lloj ngarkese ekonomike, ndaj duhet të jeni racionalë me shpenzimet dhe të mos nxitoni. Në punë, mund të ndjeni sikur ambienti është gati të shpërthejë kundër jush; ata që janë me pushime do ta kenë më të thjeshtë. Nëse jeni në punë, mos reagoni “dhëmbë për dhëmbë”, por merrni frymë dhe prisni para se të përgjigjeni për të shmangur problemet në fundjavë.

Peshqit
Hëna në shenjën tuaj ju bën optimistë, pavarësisht shqetësimeve. Do të keni detyrime familjare ose pagesa për shtëpinë dhe pronësinë gjatë ditëve të nesërme dhe pasnesërme. Ajo që do t’ju gëzojë janë transformimet në punë; sa më shumë të futet Marsi te Binjakët, aq më i qartë do të bëhet ndryshimi pozitiv në territorin tuaj profesional.

Nuk është java e pasioneve të mëdha, as në dashuri dhe as në punë. Pasioni i tepërt mund të bëjë “zarar” . Është koha për t’u kthjelluar, për të bërë lëvizje të llogaritura dhe për të mos e lënë fatin në rënie të lirë, por të ndjekim me rregull axhendën tonë.

Të Ngjashme