Lajme

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

Drejtori i Global Crisis Group, Ilir Kulla, ka folur në emisionin “Matrix”, për aktgjykimin përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili pritet të shpallet të mërkurën në Hagë.

Kulla ka shprehur shpresën që ish-krerët e UÇK-së të kthehen në shtëpitë e tyre, duke theksuar se procesi gjyqësor ka zgjatur gjashtë vjet.

“Shpresojmë që këta njerëz të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ky kapitull të mbyllet. Shumë njerëz menduan se do të shkonin për dy javë dhe do të ktheheshin, mirëpo kaluan gjashtë vite”, ka thënë Kulla.

Ai ka theksuar se ka pasur përpjekje për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së përmes bisedave dhe formave të ndryshme, duke përmendur edhe ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Shumë njerëz janë munduar t’i ndihmojnë me biseda e forma të ndryshme këta njerëz. Është edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Pacolli, i cili ka një miqësi me z. Zampoli dhe ka folur për këtë çështje. Nuk është se ka munguar vullneti i popullit”, është shprehur Kulla.

Kulla ka thënë se në historinë e gjykatave speciale zakonisht ka pasur momente të vështira, ndërsa ka shprehur shpresën që një gjë e tillë të mos ndodhë edhe në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Në historinë e gjykatave speciale zakonisht ka pasur gjithmonë gjemba. Shpresoj që në rastin konkret të mos ketë”, ka deklaruar Kulla.

Të Ngjashme