Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti e falënderon edhe një herë Mehajn: Bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të plotë e të shpejtë

Kryeministri Albin Kurti e hapi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke i uruar mirëseardhje në kabinetin qeveritar ministrit të ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Pasi i uroi mirëseardhje Maqedoncit, Kurti e falënderoi Armend Mehajn dhe i uroi shërim të shpejtë bashkëshortes së tij.

“E falënderoj edhe njëherë përzemërsisht për kontributin, angazhimin dhe dedikimin pashoq ish-ministrin Armend Mehaj, ndërkaq bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë”, tha Kurti.

Ndërsa Maqedoncit, Kurti i uroi “punë të mbarë”.