Lajme

Kurti falënderon Irlandën për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Irlandës, Helen McEntee, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, shkruan “Bota sot”.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar ministren McEntee për ftesën dhe pritjen në këtë samit, si dhe për ndihmën dhe kontributin e Irlandës ndaj Kosovës.

Ai ka theksuar se në takim është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, tregtar, arsimor dhe kulturor, me fokus të veçantë në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Postim i plotë:

Kënaqësi të takohem me ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Irlandës, Helen McEntee, të cilën e falënderova për ftesën dhe pritjen në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Biseduam për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, arsimor e kulturor, posaçërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit, nëpërmjet shtimit të ndërveprimit. Ndërsa shpreha mirënjohjen për ndihmën dhe kontributin e Irlandës për popullin dhe vendin tonë.

Vendimi për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të ishte i drejtë e i merituar, dhe Republika jonë llogarit në presidencën irlandeze të Këshillit.

Të Ngjashme