Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti, i pari kryeministër që viziton Trust-in

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizituan gjatë ditës së sotme Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust) dhe e ka konfirmuar mbështetjen për institucionin, sidomos në avancimin profesional dhe ngritjen e resurseve njerëzore në fushën e financave.

Në njoftimin për media thuhet se kjo ishte vizita e parë e një kryeministri të shtetit në zyrat e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, që prej pavarësisë.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë diskutimit, kryeministri Kurti konfirmoi mbështetjen për institucionin, sidomos në avancimin profesional dhe ngritjen e resurseve njerëzore në fushën e financave.

Ai shtoi se fuqizimi i institucionit është i rëndësishëm, marrë parasysh peshën e madhe që fondi ka krahas ekonomisë, por edhe si instrumenti kryesor për sigurimin e një pensioni të dinjitetshëm në të ardhmen. 

Ndryshe, sipas njoftimit, prezent në takim nga ana e Trustit ishin Kryetari i Bordit, Emanuel Bajra dhe anëtarët Mimoza Mustafa, Trim Shala dhe Shpresim Vranovci, si dhe Adrian Zalli, Drejtor Menaxhues.