Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë ishte një përpjekje e mbështetur nga Serbia për të cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Këto deklarata Kurti i bëri në akademinë përkujtimore në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë, gjatë sulmit të një grupi paramilitar serb.
Kurti: Rënia e Afrim Bunjakut e skalit atë si figurë të ruajtjes së sovranitetit dhe sundimit të ligjit
