Lajme

Kurti shkon në Mitrovicë, viziton kryetarin Faton Peci

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, kanë zhvilluar të enjten një vizitë zyrtare në Komunën e Mitrovicës, ku janë pritur nga kryetari i komunës, Faton Peci.

Vizita është realizuar në kuadër të ceremonisë solemne për inaugurimin e fillimit të punimeve dhe vendosjen e gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës, një projekt i rëndësishëm që synon të nxisë zhvillimin ekonomik, të krijojë vende të reja pune dhe të tërheqë investime të reja në rajon.

Ky projekt po udhëhiqet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të sektorit prodhues dhe përmirësimit të klimës së biznesit në Mitrovicë dhe më gjerë.

Gjatë ceremonisë, përfaqësuesit institucionalë theksuan rëndësinë e investimeve në infrastrukturën industriale dhe mbështetjen që institucionet do t’u ofrojnë bizneseve vendore dhe investitorëve potencialë.

 

Të Ngjashme