Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

​Kurti shpreh keqardhjen për anulimin e mbledhjes së përbashkët nga Shqipëria

 
   

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në margjina të Forumit të Prespës në Strugë, ka takuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet dy republikave.

Kurti shprehu keqardhjen e tij për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë, me ç’rast u humb mundësia e nënshkrimit të 13 marrëveshjeve të reja nga të cilat do të përfitonin qytetarët tanë.

Sipas një komunikate të Qeverisë, ai e falënderoi presidentin Begaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për qëndrimin e tij në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, duke e dënuar këtë akt të agresionit dhe duke kërkuar lirim të menjëhershëm të tyre. Ai gjithashtu e njoftoi presidentin Begaj me propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në komunat në veri, teksa riktheksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë premisa bazë e çdo zgjidhjeve për rrugën përpara.

Kryeministri Kurti po merr pjesë sot në Forumin e Prespës, në Strugë të Maqedonisë së Veriut.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Kërcënime nga ‘Brigadat e Veriut’ - ja kush fshihet prapa tyre!

Lajme

Përmbytjet në Greqi, dëmet e shkaktuara vlerësohen deri në 5 miliardë euro

Lajme

Osmani: Policia së pari, nëse na sulmon Serbia hynë KFOR-i

Lajme

Rekord në Francë, muaji shtator më i ngrohtë që nga 1900