Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti takohet me shefin e OSBE-së, zbardhen detaje nga diskutimet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e OSBE-së, Michael Davenport dhe zëvendës shefin e OSBE-së Jeffrey Bieley.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)  dhe zhvillimet në vend. 

Kryeministri e njoftoi z. Davenport për emërimin e nënkryetarëve nga komuniteti serb në komunat në veri: Katarina Axhançiq, nënkryetare e Komunës së Mitrovicës Veriore, Slagjana Pantoviq, nënkryetare e Komunës së Zveçanit, dhe Dragana Miletiq, nënkryetare e kuvendit komunal në Leposaviq, si dhe për emërimin nga Kuvendi me vota të fshehta të Sergjan Sentiq në pozitën e zëvendës Avokatit të Popullit.

Në takim u bisedua edhe për de-eskalim të situatës në katër komunat në veri  dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Në lidhje me zgjedhjet e reja, Kryeministri tha se duhet të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të planifikuara e përgatitura mirë, me garë të hapur dhe pa frikësim.

Z.Davenport i shprehu mirënjohje Kryeministrit për progresin me Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.