Lajme

Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

Blerina Maloku nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë është në kërkim nga Policia e Kosovës që nga 14 maji i këtij viti.

 Ajo po kërkohet në lidhje me një rast të dyshuar për trafikim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Muaj më parë, Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e e 22 vjeçares Blerina Maloku, pas autorizimit nga Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda.

Sipas njoftimit të Policisë, Maloku dyshohet se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Maloku është shpallur në kërkim më 14 maj 2026, ndërsa deri më tani, sipas të dhënave të bëra publike, ajo vazhdon të kërkohet nga autoritetet.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e saj të njoftojnë autoritetet./

Të Ngjashme