Lajme

Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët

Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon sot ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili u dedikohet bashkatdhetarëve që gjatë sezonit të verës qëndrojnë në Kosovë.

Aktiviteti do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, nga ora 12:00 deri në 16:00, duke ofruar mundësi për bashkatdhetarët që të vizitojnë institucionin më të lartë ligjvënës të vendit dhe të njihen nga afër me punën dhe funksionimin e tij.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë hapësirat e Kuvendit, të marrin informacione për rolin dhe përgjegjësitë e institucionit, si dhe të bashkëbisedojnë rreth çështjeve që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet institucioneve dhe diasporës.

Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” tashmë është kthyer në një traditë vjetore, me synim forcimin e lidhjeve me diasporën dhe afrimin e bashkatdhetarëve me institucionet e Republikës së Kosovës.

Të Ngjashme