Lajme

Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti me motoçikletë në Vushtrri

Mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në zonën e Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti, njofton policia.

Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet.

“Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, një mashkull rreth 22-vjeçar”, konfirmon policia.
Viktima dyshohet të jetë Drilon Meniqi,

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, përfundon njoftimi.

Aksident me fatalitet në Vushtrri, humb jetën 22-vjeçari

Të Ngjashme